Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Bordin e ri të përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Këta janë emrat e miratuar nga Qeveria e Kosovës për Bordin e përkohshëm të Telekomit: Genc Raci, kryesues dhe drejtor, Naim Maloku, drejtor, Luljeta Elezi, drejtore dhe Teki Shala drejtor.
Ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se katër drejtorët e propozuar do të zgjedhin pastaj një drejtor ekzekutiv, po ashtu të përkohshëm.
“Qeveria emëron katër drejtor të përkohshëm dhe ata mund të caktojnë kryeshefin e ndërmarrjes i cili shërben si drejtor i pestë në bord”, tha Hajdari.
Kryeministri Albin Kurti sqaroi se ky bord i përkohshëm nuk mund të zgjas punën më shumë se gjashtë muaj, prandaj tha se do të punojnë gjatë kësaj kohe që sa më shpejt të zgjedhin këtë çështje përfundimisht.