Qeveria e Kosovës e ka emëruar bordin e ri të Postës. Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Ekzekutivit se përzgjedhja është bërë pas hapjes së një konkursi nga zyra e tij.
Në përbërjen e bordit të ri të Postës do të jenë Fadil Bejta, kryesues; Safie Beseni, anëtare; Hyrmete Mydyti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare; Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar.
Kryeministri tha se Thesari paraprakisht ka verifikuar disa kritere, ndër tjerash, nëse ndonjëri prej kandidatëve për drejtor ka qenë më herët pjesë e ndonjë partie politike.
“Besojmë që kjo përbërje është e plotë si për nga fusha profesionale, por edhe për nga përfaqësimi gjinor”, tha Kurti.
Mandati i të emëruarve do të zgjasë tri vjet.