9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e shpërblen sërish Gani Jakupin, ia mbështet me 20 mijë euro festivalin

Gani Jakupi, i cili së fundi është emëruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës si “këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike” me pagesë 7,500 euro në muaj, së fundi është bërë përfitues i 20 mijë eurove nga Ministria e Kulturës.

Këto para, Jakupi i ka përfituar për qëllim organizimin e festivalit “Gran Fest 2024” që i dedikohet romanit grafik.

Lista e fituesve është publikuar më 29 nëntor të këtij viti, raporton sot Kallxo.com.

Organizata që është përfituese quhet Instituti Për Art – ProARTE, që sipas të dhënave në sistemin e Organizatave Joqeveritare, është themeluar në vitin 2021 nga Gani Jakupi dhe Majlinda Bregasi.

Lista përfituese nga MKRS, në listë me nr.14 është organizata ProArte Institute

Për kallxo.com, Jakupi ka thënë se këto para janë ndarë nga Ministria e Kulturës për edicionin e festivalit për vitin 2024, kurse edicioni i këtij viti është financuar nga Komuna e Prishtinës, Ambasadës Italiane e asaj Franceze.

Jakupi tha që paratë nuk hynë në xhepin e tij, pasi “ato ndahen për nevoja të festivalit”.

Të dhënat e organizatës të marra nga sistemi elektronik i organizatave jo-qeveritare.

Në nëntor të këtij viti, Gani Jakupi u emërua si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’, post për të cilin do të paguhet 7500 euro në muaj. Kontrata zgjat 11 muaj.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e kishte mbrojtur kontratën. Jakupin e kishte quajtur “ekspert” që punon për të mirën e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img