-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e shkarkon Bordin e Trainkoss që vet e kishte emëruar në gusht të 2022-ës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike Trainkoss.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot.

“Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të një ndërmarrje publike Neni 19.3 i Ligjit për Ndërmarrje Publike i kërkon Qeverisë të shkarkojë anëtarët e Bordit të drejtorëve që ka arsye për të besuar se kanë shkelur detyrat fiduciare. Termi i huazuar nga anglishtja përkufizohet si detyrë për të vepruar në ndershmëri dhe besnikëri më të lartë ndaj ndërmarrjes dhe në interesin më të mirë të saj. Sipas nenit 17.2 të Kodit të Etikës dhe qeverisjes korporatave për Ndërmarrjet Publike, kryesuesi është përgjegjës për udhëheqjen e Bordit duke siguruar efikasitetin e tij në të gjitha aspektet e rolit të tij dhe agjendës së tij.

“Bordi i drejtorëve i ndërmarrjes Trainkoss SH.A është emëruar me 10 gusht të vitit 2022, Bordi është vonuar për t’i kërkuar menaxhmentit përgjegjësi për rënien e vazhdueshme të performancës dhe shkeljet e evidentuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit”, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Bordi i Trainkos është emëruar vet nga Qeveria Kurti në gusht të vitit 2022.

Qeveria ka miratuar gjithashtu një bord të përkohshëm deri në vendimin për emërimin e një bordi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img