
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancë vendosi që tregtarët që shesin fruta-perime, të blejnë dhe shesin 70 për qind të sasive që kanë shitur në muajt janar dhe shkurt.
Ky vendim, që vjen pas vendimit për ngrirjen e çmimeve të disa llojeve të pemëve dhe perimeve, parashikohet të jetë i vlefshëm deri në fund të muajit prill.
Është konstatuar se një vendim i tillë është i nevojshëm, siç njoftoi propozuesi, Ministria e Ekonomisë, pas mbledhjes koordinuese të institucioneve kompetente lidhur me çështjen në fjalë.
Ndryshe, vendimi për ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve është në fuqi deri në fund të prillit.