0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e re në Maqedoni, edhe katër ditë mundësi për Gruevskin

Kryesia e BDI-së nuk është mbledhur akoma për të diskutuar takimin e liderit Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin e VMRO-së dhe Zoran Zaevin e LSDM-së.

Alsat M jozyrtarisht mëson se, Ahmeti ka zhvilluar një ditë më parë takime kokë më kokë me anëtarët e kryesisë më të ngushtë por të njëjtët nuk e konfirmuan këtë.

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi thotë se është normale që brenda kryesisë të ketë mendime të ndryshme por nuk precizoi preferenca, ndërkohë që thotë se partia e saj nuk përjashton koalicionimin me asnjë parti.

I kontaktuar nga Alsat, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, hodhi poshtë zërat se kryesia e ngushtë është shprehur kundër negociatave që kreu i kësaj partie Ali Ahmeti bën me partinë e Nikolla Gruevskit.

Mexhiti tha se kryesia ditëve të fundit, nuk ka pasur takim ku është diskutuar për negociatat. Detaje rreth negociatave nuk dha as nënkryetari Sadulla Duraku. Në emisionin 200 në Alsat, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani shkurt thotë se në rast të koalicionimit me VMRO-DPMNE-në, partia e tij do të insistojë që personat e përfshirë në hetime të mos jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Mandatarit, Nikolla Gruevski i kanë mbetur edhe katër ditë për formimin e shumicës kurse partitë nuk pranojnë të jetë diskutuar për postet e mundshme ministrore ose atë të kryetarit të Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img