1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e quan akt kriminal sulmin e VV-së ndaj ministrit Hyseni

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin e kryer nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hodhën ngjyrë në veturën e ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.
Përmes një njoftimi për media, qeveria ka thënë se ky është akt kriminal dhe sulm kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Lëvizja Vetëvendosje me këtë veprim dëshmoi edhe njëherë se është në gjendje të rrezikoj jetën e qytetarëve të vendit dhe të përfaqësuesve legjitim të institucioneve, me qëllim të realizimit të skenarëve të saj kundër shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se siç ka ndodhur edhe në muajt e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje po angazhohet që të dëmtojë progresin e Kosovës në proceset eurointegruese, përkatësisht po bën përpjekje që të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, siç ka bërë edhe në të kaluarën kur me veprimet e saj ka pasur ndikim në mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe ka dëmtuar ndjeshëm imazhin e shtetit.
“Ftojmë organet kompetente që të marrin masat për zbardhjen e kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe orkestruesit e këtyre veprimeve kundër jetës së qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img