Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grupi ka njoftuar se dje në mbledhjen e Qeverisë u miratua marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ai thotë se me këtë edhe zyrtarisht fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Në ditën e sotme festive të 28 nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!
Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.