Është nënshkruar marrëveshja Themelore ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe në Podgoricë.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Në fotografinë e postuar në Telegram, Abazoviq shihet se në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç dhe mitropoliti i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Joanikije.
Porfirijea kishte arritur më herët në Podgoricë pa ndonjë paralajmërim për vizitë zyrtare, ndërsa një pjesë e mediave të atjeshme patën raportuar se nënshkrimi do të ndodhë më 3 gusht, por atë e kishte demantuar kreu i qeverisë, Dritan Abazoviq.
“Kohën e nënshkrimit nuk e di, por mendoj se këtë proces duhet çuar deri në fund. 3 gushti si datë e nënshkrimit sipas meje është dezinformatë, pasi data nuk është precizuar”, pati thënë Abazoviq.
E dhjetëra qytetarë janë mbledhur në afërsi të vilës Gorica për të kundërshtuar marrëveshjen e nënshkruar. Për të parandaluar ndonjë ekses të mundshëm, policia ka bllokuar rrugët që çojnë drejt vilës.
Kjo marrëveshje e arritur detyroi Millo Gjukanoviqin dhe partinë e tij që të bëjë të ditur se do të nis iniciativën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Malit të Zi.
“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së re”, thuhet në postimin e partisë së Gjukanoviqit.