3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës po ndërton shtëpi për komunitetet edhe në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjet e komuniteteve jo-shumicë, të cilat janë përfituese të projektit të MAPL-së, për të parë ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre.

Kurti vizitoi familjen e Sefer Haxhiaj, nga fshati Vitomericë e Pejës, për të cilën, tha se është familje që ka nevojë për banim të dinjitetshëm dhe për kushte të mira të jetesës.

“Ne jemi shumë të nderuar që po e takojmë Sefer Haxhiajn i cili tash do të ketë shtëpi të re, i përket një familje nëntë anëtarësh. Sefer Haxhiaj është i komunitetit romë që ka nevojë për banim të dinjitetshëm, për kushte të jetueshme, për veten, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Për dy javë i është vendosur kulmi kësaj shtëpie të re dhe tash e dy ditë e gjysmë po vazhdon, suvatimi, rregullimi fasadës. Do të ketë edhe disa ditë punë këtu në mënyrë që të hyjnë në shtëpinë e re dhe në këtë mënyrë të fillojnë jetën e re” tha Kurti.

Ndërsa, nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL-së), Elbert Krasniqi tha se ndërtimet e shtëpisë kanë filluar edhe në qytete tjera. Ai theksoi se në kuadër të skemës, ndërtimet kanë filluar edhe në veri të vendit.

Krasniqi tha se kërkesat për ndërtim të shtëpive nga komunitet jo-shumicë, viteve të ardhshme do të rriten.

“Sigurisht që edhe në qytete tjera ka ndërtime të shtëpive të tjera, gjithsej 57 disa herë e potencuam. Skema ka qenë për komunitet pakicë në komunë që i bie edhe në veri të vendit i kemi ndërtuar në kuadër të njëjtës skemë, ndërsa të tjerat janë në pjesën tjetër të Kosovës. Peja është një komunë ku ka numër të theksuar të komuniteteve dhe të gjitha komunitete që kanë jetuar dhe jetojnë në Pejë kanë përfituar nga një shtëpi, për atë që kanë përfituar për personat me nevojë. Skemë e jashtëzakonshme sepse kemi 57 kërkesa më pak këtë vit për banim, e sigurisht që vitin tjetër do të rritet numri i ndërtimi të shtëpive për personat me nevojë të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Ata kanë vizituar edhe familje tjera të komunitetit jo shumicë, për të parë nga afër punimet në ndërtimin e shtëpive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img