-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës njofton zyrtarisht për shkarkimin e drejtorit të AKI-së dhe ministrin e Punëve të Brendshme

Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka dërguar njoftimin për media që njofton se ka kërkuar lirimin nga detyra të drejtorit të AKI-së Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj.

Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img