Site icon PrishtinaPress

Qeveria e Kosovës mban mbledhje pas Iftarit

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, kjo mbledhje do të mbahet në një termin jo të zakonshëm.

Menjëherë pas Iftarit, në orën 20:30, kryeministri Kurti do të mbledhë kabinetin e tij për të diskutuar pikat e rendit të ditës.

Pika e parë ka të bëj më shqyrtimin e Projekt-rregullores për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit (MD).

Ndërsa pikë tjetër do të edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ndaj 35 zyrtarëve dhe 2 entiteteve të Mianmarit/Birmanisë, të përfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda, të të drejtave të njeriut, në Mianmar/Birmani.

Po ashtu pikë tjetër e rendit të ditës do të edhe shqyrtimi i raportit tremujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar-31 mars 2021.

Exit mobile version