1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës insiston se muri te ura e Ibrit do të hiqet

Ministrja për Dialog, njëherësh kryenegociatorja e dialogut teknik, Edita Tahiri thotë se autoritetet e Kosovës po punojnë për të hequr murin e ndërtuar në afërsi të lumit Ibër në Mitrovicë.

Ministrja Tahiri, në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se po punohet që të rrumbullakësohen procedurat për heqjen e murit, i cili u ndërtua ditë më parë.
“Po punojmë për të rrumbullakosur procedurat për heqjen e murit”, tha Ministrja Tahiri.
Është deklaruar se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës është pjesë e projektit të revitalizimit të urës së Ibrit, për të cilën pala kosovare dhe ajo serbe, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian janë dakorduar në dialogun e Brukselit.
Bashkimi Evropian të premten ka thënë se ky mur është pjesë e revitalizimit të urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me këmbësorët. Zyrtarët e BE’së ka në thënë se ndërtimi i betonit nuk do të jetë mur por shkallë që do të mundësojnë lëvizjen e qytetarëve të Minitrovicës së Jugut dhe Veriut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img