4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës ia jep një banesë të konfiskuar në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, për një familje në nevojë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një banesë të konfiskuar t’ia japë në shfrytëzim Komunës së Prishtinës për një familje skamnore.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se me këtë vendim do  të sigurohet strehimin i një familje të Prishtinës e cila sipas tij po rritë me vështirësi edhe një fëmijë me autizëm.

“Me këtë vendim do të sigurohet strehimi i një familje të komunës së Prishtinës që është fituese e skemës sociale dhe e cila jeton në kushte të vështira dhe rritë me vështirësi madje edhe një fëmijë me autizëm”– tha Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka vizituar vetë familjen në fjalë teksa shtoi se bëhet fjalë për një familje shtatë anëtarëshe, që sipas saj, jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

“Familja shtatë anëtaresh e cila është përfituese e skemës sociale, që jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike. Familja në fjalë aktualisht strehohet në një hapësire aspak të përshtatshme për jetesë pra janë 7 anëtarë, 5 fëmijë dhe bashkëshortët, por edhe kanë një fëmijë me autizëm. Duke pasur për qëllim parandalimin e braktisjes së fëmijëve, rekomandohet që banesa e konfiskuar e regjistruar në emër të Republikës së Kosovës, të kaloj në pronësi të Komunës së Prishtinës në afat 5 vite e cila pastaj obligohet ta akomodojë familjen në fjalë”- ka deklaruar Haxhiu.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img