Site icon PrishtinaPress

Qeveria e Kosovës harron Luginën e Preshevës, nuk i transferon 2 milion euro te premtuara

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi ka ngritur shqetësimin e tij për mos transferimin e mjeteve te parapara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës, shumën prej 2 milion euro.

Postimi i tij në facebook:

???????? 2 milion eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Kjo situatë aktuale përveç është shqetësuese, do të vështirësoj gjithashtu dhe realizimin e 2 milion eurove për pesë muajt e mbetur të vitit.

Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët.

Projektet e planifikuara si mëposhtë, do të adresojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë dhe janë paraparë të realizohen me mjetet e dedikuara nga Qeveria e Kosovës. ????????

Exit mobile version