13.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës e sheh vështirë të arritshme përmbushjen e kritereve për largimin e kryetarëve në veri

Qeveria e Kosovës po e konsideron “vështirë të arritshme” përmbushjen e kritereve për largimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe përmes peticionit të qytetarëve serbë.

Kjo sipas një raporti të analizës për mekanizmat e demokracisë lokale të miratuar në mbledhjen e Qeverisë. Në konkluzionet e raportit thuhet se “nisma për largimin e kryetarit të komunës është praktikisht vështirë e arritshme, për shkak të kuotës prej 20% të votuesve të regjistruar për të filluar procedurën”.

Po ashtu potencohet edhe fakti se deri në vitin 2023 nuk ka ekzistuar bazë e mjaftueshme ligjore për funksionalizimin e mekanizmit të iniciativës për largimin e kryetarit të komunës dhe ky mekanizëm nuk është përdor në asnjë komunë.

Aty potencohet se kërkesa për largimin e kryetarit përballet me sfida, duke patur një kuotë të lartë të votuesve si kriter, ndërsa ende nuk ka një bazë ligjore të mjaftueshme për mekanizmin e iniciativës për largimin e kryetarit, edhe përkundër miratimit të Udhëzimit Administrativ për zbatimin e kësaj iniciative.

Po ashtu përmendet nevoja për plotësim të legjilacionit lidhur me peticionet dhe iniciativat qytetare, si dhe rregullime të qarta në shqyrtimin e tyre nga komunat.

“Rishikimi i kuotës së nevojshme për procedurat e largimit të kryetarit është një rekomandim për përmirësimin e këtij mekanizmi. Në anën tjetër, duhet të shqyrtohen më drejt përpjekjet për plotësimin e bazës ligjore që do të mundësonte dhe sqaronte procedurën e iniciativës për largimin e kryetarit”, thuhet në raport.

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin në katër komunat në veri në fund të muajit maj.

Kjo çështje i ngriti tensionet dhe, më 29 maj në Zveçan, situata përshkallëzoi në dhunë. Protestues serbë u përleshën me ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR, duke plagosur dhjetëra syresh.

Ndërkombëtarët kërkuan nga Kosova organizimin e zgjedhjeve të reja, të cilat Qeveria e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti i pranoi, por me kusht që kryetarët aktualë të zëvendësohen vetëm në bazë të ligjit.

Një gjë e tillë parasheh nënshkrimin e një peticioni nga së paku 20 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në komunat në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img