Qeveria e Republikës së Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë.
Zyra e kryeministrit e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët, ku fillimisht në ora 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.
Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Kurti dhe Mickoski pritet ta zhvillojnë një takim bilateral, e më pas do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave të qeverive, si dhe takimi ndërqeveritar.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit.
Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë edhe një konferencë për media.
