-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës dërgon ekip shpëtimi në Shkup

Republika e Kosovës e mbështetë me një ekip menaxhimin e fatkeqësisë natyrore në Shkup, ku deri tani janë shënuar 22 viktima nga përmbytjet.
Me rastin e vërshimeve në Shkup dhe pas kërkesë së shtruar nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë, një ekip i Republikës së Kosovës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot është nisur për të mbështetur Republikën e Maqedonisë në menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.
Drejtori i përgjithshëm i AME-së, z. Fadil Kodra, e përcolli këtë ekip duke e udhëzuar për rregullat, procedurat dhe operacionet që do t’i kryejnë atje ne mbështetje të qytetarëve të goditur nga fatkeqësia.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Maqedonisë, tani për tani më së shumti ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra. Pasi që ne kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së kësaj drejtorie, ekipi i AME-së udhëtoi për në Shkup me këtë përbërje: tetë pjesëtarë, tre automjete, dy automjete me 4 pompa thithëse, gjithsejtë katër pompa 800-1500 litra dhe një automjet i komandës dhe mbështetjes logjistike.
Ekipi nga Kosova do të qëndrojë në mbështetje të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Maqedonisë, deri me datë 12.08.2016, gjatë kësaj kohe, ky ekip do të kryej operacione të shkarkimit (thithjes) të ujërave nga shtëpitë e përmbytura nga vërshimet. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img