0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e emëron Atdhe Hetemin drejtor të Institutit për Krimet e Luftës 1998-99

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës e ka emëruar Atdhe Hetemin si drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën dhe drejtësinë si parakushte për paqe të rëndësishme, raporton Klan Kosova.

“Për të ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror. Duke qenë një drejtë individuale e të mbijetuarve, viktimave dhe familjeve të tyre, por edhe një e drejtë kolektive, është edhe obligim për shtetin”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, shteti duhet të mundësojë që këto të drejta të realizohen.

“Qeveria e Kosovë është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë si parakushte për paqen e qëndrueshme”, ka shtuar Kurti.

“Vazhdon angazhimi ynë institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës, angazhimi ynë për të matur dëmet e shkaktuara, andaj sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtueses kolektive e cila do të na shërbeje edhe neve dhe brezave pas nesh”, ka potencuar kryeministri Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img