Site icon PrishtinaPress

Qeveria e dërgon në Kuvend Traktatin me Danimarkën për burgjet

Më shumë se një vit pasi nënshkroi traktatin, Qeveria e Kosovës e ka dërguar në Kuvend për shqyrtim projektligjin për ratifikimin e Traktatit me Danimarkën, për shfrytëzim të Institucionit Korrektues në Gjilan nga Danimarka, për të burgosurit e saj.

Kosova dhe Danimarka kishin arritur një marrëveshje, me të cilën Danimarka parashihet t’i dërgojë 300 të burgosur për ta vuajtur dënimin në Kosovë.

Ndërkohë vlera e marrëveshjes është 210 milionë euro. Marrëveshja është e vlefshme për dhjetë vjet.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka vlerësuar pozitive këtë marrëveshje e ka thënë se do të ndikojë në zhvillimin e mëtejmë të raporteve me Danimarkën.

Exit mobile version