0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria do zvogëlimin e numrit të anëtarëve të KPK’së që votuan sot unanimisht Isufajn Kryeprokuror

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të jetë në rend ditë plotësim-ndryshimi i ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës të cilin KPK e ka cilësuar si tendencë për ta cenuar pavarësinë e saj kur ishte miratuar në qeveri në fillim të muajit mars. Ky projektligj ndër të tjera parasheh zvogëlimin e anëtarëve të KPK-së nga 13 në 7 anëtarë, 3 nga ta duhet të jenë jo prokurorë. Sot përbërja standarde e KPK-së ka votuar Blerim Isufajn si kandidat për Kryeprokuror të Shtetit, për të cilin proces partia në pushtet ka kërkuar të rikthehet në pikë zero. Ehat Miftaraj nga IKD i ka thënë Gazetës Express se mendon njëjtë sikur Komisioni i Venecias që të ulet numri i anëtarëve të KPK-së por që anëtarët joprokurorë të mos ta kenë të drejtën e Vetos në vendimmarrje brenda KPK-së.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas miratimit të Projektligjit në qeveri ka thënë se është një reformë që do të ketë ndikim pozitiv në sistemin e drejtësisë.

“Ky Projektligj është hartuar në përputhje me zotimet për drejtësi të pavarur, të paanshme, efikase dhe profesionale si dhe në përputhje me strategjinë për sundimin e ligjit. Kjo reformë institucionale, nëpërmjet këtij draft-ligji parasheh zvogëlimin e anëtarëve të Këshillit nga 13 në 7 anëtarë, me përfshirje të 3 anëtarëve jo prokurorë ku 2 do të zgjedhën nga Kuvendi i Kosovës dhe 1 do të delegohet nga Avokati i Popullit, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me transparencën, duke aplikuar procese të hapura, konkurruese dhe të bazuar në merita”, kishte deklaruar ajo.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj nga IKD thotë se përkrahin uljen e numrit të anëtarëve të KPK-së por që anëtarët jo prokurorë që emërohen nga Kuvendi të kenë kufizim të drejtës për Veto në kuadër të Këshillit.

“IKD ka qenë pjesë e grupit punues lidhur me hartimin e projekt ligjit për KPK, dhe në vazhdimësi ka dërguar komente për të siguruar pavarësinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës por edhe në të njejtën kohë për të ngritur llogaridhënien, Integritetin dhe transparencën e Këshillit lidhur me ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. IKD por edhe vet Strategjia për Sundimin e Ligjit, dokument strategjik lidhur me sundimin e ligjit në Kosovë, I hartuar në bashkëpunim të plotë edhe me KGJK, KPK dhe akterë tjerë relevant ka paraparë uljen e antërëve të KPK, me qëllim të evitimit të koorporatizmit brenda KPK. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Komisioni I Venecias lidhur me opinionin ligjor për kët draftligj. Në këtë drejtim, IKD mendon njejtë sikurse Komisioni I Venecias se ky ligj në masë të madhe nuk cenon Kushtetutën e Kosovës apo praktikat më të mira ndërkombëtare, me theks që në kuadër të Komisionit për Legjislacion të trajtohen me seriozitet rekomandimet lidhur me anëtarët jo prokurorë të emeruar nga Kuvendi I Kosovës, dhe kufizimit të drejtës për Veto nga ta në vendimmarrje në çështjet me interes për sistemin prokurorial”, tha Miftaraj për Express.

Miftaraj sqaroi se projektligji nuk përcakton që Kryeprokurori i Shtetit dhe prokurorët të emërohen nga Kuvendi por vetëm dy anëtarët e KPK-së të cilët parashihen të jenë joprokurorë.

“Në parim si IKD ka dispozita të cilat nuk jemi pajtuar si psh rasti që Kryeprokurori I Shtetit të jetë anëtar I KPK, apo çështje tjera, por që Komisioni I Venecias në këto çështje ka dhënë rekomandim pozitiv. Ky ligj nuk përcakton që Kryeprokurori I Shtetit apo prokurorët të emërohën nga Kuvendi, por vetëm dy anëtarë të KPK, nga shtatë sa do jenë gjithsejtë sipas ligjit të ri”, u shpreh Miftaraj.

Sipas Miftarajt qeveria është vonuar në procedimin e projektligjit për KPK-në por që dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit në këtë fazë nuk mund të ndikohet nga miratimi i Ligjit për KPK-në.

“Qeveria është vonuar me muaj të tërë në procedimin e këtij ligji, ky ligj është dashur të miratohet gjatë muajit shtator të vitit 2021, fatkeqësisht kjo qeveri ka probleme serioze në planifikim.  Sikurse, procesi aktual I dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit së paku në aspektin kushtetues dhe ligjor në këtë faze nuk mund të ndikohet nga procesi I miratimit të Ligjit për KPK”, tha ai.

Kurse KPK e ka kundërshtuar ashpër Projektligjin duke e quajtur si cenim të pavarësisë së saj.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nëpërmjet kësaj deklarate, shpreh shqetësimin e thellë për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur sot më 9 mars 2022, pa u njoftuar Këshilli Prokurorial për draftin final, i cili ishte në diskutim të grupit punues”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Sipas KPK-së, drafti i këtij projektligji për KPK-në, ishte ndryshuar shpesh dhe jo sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Ky projektligj është proceduar në Kuvend dhe do të jetë nesër në rend të ditës për shqyrtim të parë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img