Site icon PrishtinaPress

Qeveria dhe Sida suedeze nënshkruajnë marrëveshje 3 milionë euro

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së kontributit në lidhje me mbështetjen për PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë 2014-2017 për vazhdim nga 2018-2020.

Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Suedisë, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Andres  Wollter.

Exit mobile version