0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria deklarohet se ku ndodhet Albin Kurti dhe çfarë po kërkon jashtë Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se kryeministri Kurti është në Greqi. 

Kryeziu ka zbuluar edhe arsyen e vizitës së tij disaditore atje ndërsa ka thënë se shpenzimet e akomodimit do mbulohen nga nikoqirët.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit.
Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori” shkruan Kryeziu në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img