Site icon PrishtinaPress

Qeveria deklarohet për ftesën e Kurtit drejtuar partive opozitare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për këtë të premte në një takim të përbashkët liderët e partive opozitare në vend.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se takimi është planifikuar të mbahet të premten në mesditë.

“Kryeministri Kurti i ka ftuar për takim liderët e opozitës. Takimi është planifikuar të mbahet të premten në mesditë. Për detaje tjera rreth takimit ju njoftojmë ndërkohë”, ka thënë Kryeziu për Indeksonline.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se para se të vendosin se a do të marrin pjesë në takim, do të kërkojnë sqarime nga Qeveria për qëllimin dhe agjendën e takimit, dhe pastaj do të vendosin.

AAK në anën tjetër, ka konfirmuar pjesëmarrjen e liderit të këtij subjekti në këtë takim.

LDK deri tash nuk është deklaruar për këtë takim. /Indeksonline/

Exit mobile version