Site icon PrishtinaPress

Qeveria bllokon përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Shala thotë se është legalizim i korrupsionit

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka quajtur si legalizim të korrupsionit bllokimin e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore.

Sipas Shalës, pasojat e këtyre mosveprimeve të qëllimshme, bien mbi kurrizin e shtetit të Kosovës.

“Kur shteti legalizon korrupsionin!
Për më shumë se një vit, Qeveria e Kosovës e ka bllokuar përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, në kundërshtim me Ligjin për Ndihmë shtetërore, duke bërë shkelje të obligimeve ligjore që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Ascoimit me BE-në, Marrëveshjes me Komunitetin e Energjisë dhe CEFTA-s.
Përmes mazhorancës në Kuvend, Qeveria Kurti ka zvarritur këtë proces, i cili jo vetëm e ka rrezikuar kthimin në pikën zero të sistemit rregullator të ndihmës shtetërore, por ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e institucioneve të shtetit të Kosovës, si dhe dëmtuar raportet me partnerët europian.
Këtë të fundit e dëshmon letra e përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili shpreh shqetësimin e thellë dhe zhgënjimin me zvarritjen e këtuj procesi që bie ndesh me obligimet të cilat shteti i Kosovës i ka ndërmarrë me nënshkrimin e marrëveshjeve të lartëcekura.
Qeveria Kurti po e institucionalizon korrrupsionin duke e pasivizuar një ndër organet kyçe për ruajtjen e konkurrencës dhe tregut të lirë, dhe menaxhimin e fondeve publike.
Pasojat e këtyre mosveprimeve të qëllimshme, bien mbi kurrizin e shtetit të Kosovës” shkruan Ferat Shala në reagim.

 

Exit mobile version