-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Qeveria bëri hap të gabuar që s’u koordinua me Amerikën për cëhtjen e veriut”

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj, i ka vlerësuar të gabuara veprimet e Qeverisë së Kosovës në katër komunat e veriut pa u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në “Five”, tha se Qeveria e Kosovës është dashur ta fitoj besimin e serbëve lokalë dhe jo të veprojë me forcë, sepse sipas tij në veri duhet zgjidhje politike e jo përmes forcës.

“Hap i gabum ka qenë moskordinimi me amerikanët dhe mosmbështetja e sugjerimeve të tyre që ata kryetarë t’i kryejnë detyrat në objekte që do dukeshin më pak provokativ, që të fitohet besimi i popullatës… dëshira politike që duket se pushteti është i vendosur e po bën diçka të fortë, dërgoi policë për t’i ruajtur kryetarët, pastaj pasoi diçka më e keqe, pastaj vjen KFOR-i e ta ruan njësinë speciale. Këto gabime në fakt një tentativë të mëhershme të të fitohet besimi te serbët e Kosovës, e ka kthy jo në pikën zero por edhe më mbrapa”, tha ai.

Gecaj tha se edhe serbët lokalë janë lodhur me tensionet e krijuara në veri të vendit, derisa shtoi se Qeveria fillimisht është dashur të përpiqet të gjejë zgjidhje politike në mënyrë që serbët e veriut të kthehen nga Kosova e të mos ndikohen nga Serbia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img