Site icon PrishtinaPress

Qeveri mbrëmë pati mbledhje, u miratuan katër pika

Qeveria ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar katër pika.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ishte mbledhja e 242-të.

Më poshtë i keni pikat që janë miratuar:

Kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit;

Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin  e Veprimit 2025-2026;

Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027;

Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.

Exit mobile version