Site icon PrishtinaPress

Qesharake: Banorët e Zhegrës u falën gabim me dekada, ia huqën drejtimin e kiblës

Duket se banorët e fshatit Zhegër të Gjilanit, për dekada të tëra e kanë falur namazin në drejtim të gabuar dhe jo të kthyer nga kibla siç parashikohet nga feja.

Faktin që ata ishin falur në drejtimin e gabuar, e kishin mësuar vetëm pasi në fshat kishte ardhur një hoxhë i ri, i cili e kishte vënë re se xhamija ishte e kthyer 45 shkallë në anën e majtë.

Megjithatë, nga storja e përgatitur nga KlanKosova, bëhet e ditur se banorët kanë gjetur një zgjidhje të shpejtë, pasi kanë vizatuar disa vija dhe pika për mënyrën se në cilin drejtim duhet ta falin namazin në vazhdim.

Është bërë e ditur gjithashtu se në këtë fshat është duke u ndërtuar një xhami e re dhe shumë shpejt nuk do të ketë nevojë më për shenja që tregojnë drejtimin se nga duhet të fallen.

Zhegrasit u falën gabim, me dekada - 23.03.2023 - Lajmet
Exit mobile version