Site icon PrishtinaPress

Qerkini për Kurtin e Bislimin: Nuk di si t’iu besoj, krejt takimet me Serbinë pa rezultate

Takimi i parë i Komitetit për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Pagjetur duhet të realizohet brenda 60 ditëve, por për Bajram Qerkini këto janë veç fjalë dhe sipas tij nuk do të ndodhë më asgjë e re në lidhje me këtë çështje.

Qerkini nga Qendra burimore për Persona të Zhdukur në një prononcim për Gazetën Blic komentoi edhe takimin e djeshëm mes Bislimit dhe Petkoviqit ku tha se takime pa rezultate do të ketë edhe në të ardhmen dhe sipas tij, nuk duhet çuditur fare.

“Ata kanë me shty takim pas takimi, edhe pse dje janë takuar që të merren vesh për disa pika të cilat janë të caktuara dhe mos të shtyhen më, pala kosovare thanë që nuk ka kurrëfarë marrëveshje sepse pala serbe po e dëshiron vetëm Asociacionin”, tha Qerkini.

Qerkini thotë se krejt çka po ndodhë në këtë proces është politike, teksa kritikoi Kurtin dhe Bislimin për mos-dhënien e informacioneve të sakta në lidhje me Deklaratën për personat e zhdukur.

“As atëherë nuk e patën të qartë, as dje dhe as në të ardhmen nuk do ta kenë të qartë çka po dojnë të bëjnë, lëre më të na japin neve ndonjë informacion të saktë. Nuk kanë asgjë të saktë, krejt i kanë politike dhe të mjegulluar”, thotë Qerkini.

Qerkini thotë se pala kosovare nuk është duke punuar asgjë, kështu thotë se ndodhi edhe në takimin e Ohrit, që sipas tij nuk kishte asgjë konkrete.

Ai kritikon në masë të madhe palën kosovare, ku thotë se s’po merr hapa të duhur për personat e zhdukur gjatë luftës.

“Edhe në Ohër kur e kishin takimin, të gjithë më thanë që “ti s’po beson asgjë”, por ku të besoj unë kur ata nuk janë duke punuar asgjë konkretisht.

Pala kosovare e ka humbur qysh moti hapin, për këtë nuk e shoh asnjërën palë që do të marrë ndonjë hap konkret në lidhje me këtë çështje”, tha Qerkini.

 

Exit mobile version