0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Qerkini për çështjen e të pagjeturve: Nënat s’po bëjnë gjumë rehat, gruaja ime çdo natë thërret “erdh djali”

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, tha se familjarët e personave të pagjetur janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me mos punën e institucioneve.

Madje sipas tij, nuk po punohet as sa dihet e duhet, nga personat përgjegjës.

Ai tha për shkak të mosgjetjes së fëmijëve të tyre shumë nëna as gjumë nuk bëjnë, duke shtuar se edhe gruaja e tij thërret çdo natë “erdh djali”.

Foli edhe për një bisedë që pati me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kishte kërkuar më shumë punë, por ai i kishte thënë se po punon sa po mundet.

“Ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer, nuk është punuar atë që është dashur dhe është ditur të punohet. Nuk ka sen që nuk dihet, thotë se nuk ka të dhëna, por do punë dhe angazhim për zbardhen e fatin edhe 1 600 personave. Prej Marinës deri në Bllacë kemi varreza, ka nis me u zbardhur çështja e të pagjeturve”.

“Edhe 132 fëmijë janë të pagjetur. Ka shumë nana që nuk flej, edhe gruaja jem bërtet çdo natë, erdh djali. Unë e që çdo gjë e dinë, por nuk po punojnë. Ju kisha lut mos na harroni neve familjarëve. Ende qe dy vjet nuk e kanë realizuar një bisedë, i thash mos me thuj pse po më kritikon më tha sa di e boj, i thash jo ti di shumë”, raporton EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img