1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Qerkini: Kundërkushtetuese bastisja në shtëpinë e Behramit, u konfiskuan iPad-ët e fëmijve

Artan Qerkini, avokat tha se Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi nuk është i dyshuar dhe se hetuesit e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kryen bastisje në shtëpinë e tij në përpjekje për të siguruar prova për rastet që po gjykohen në Speciale.

Qerkini tha para gazetarëve se janë konfiskuar “pajisje dhe dokumente që nuk kanë fare relevancë” për gjykimet, raporton Gazeta Express.

“Edhe bastisja e sotme ishte një përpjekje e dëshpëruar e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të siguruar kinse prova për procedurat të cilat janë në rrjedhë e sipër në Gjykatën Kushtetuese”, tha Qerkini.

Avokati tha se “këto bastisje jo vetëm që janë në kundershtim me Kushteutën, me ligjin, por tashmë e kanë humbur çdo kuptim dhe logjikë”.

“Cili person do të mbajë në banesën e vetë diçka inkriminuese duke e ditur për këtë gjueti masive të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtëpitë dhe pronat e shtetasve të Republikës së Kosovë”, tha Qerkini.

“Besoj se do të marrim hapa konkretë, ligjorë për t’i kundërshtuar këtë veprim i cili bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, paralajmëroi ai.

Qerkini tha se bastisjet u kryen “pa vlerësuar mirë se a ka gjasa reale që të gjenden prova”.

“Imagjinoni, janë konfiskuar iPad-ët e fëmijve që në dukje të parë shiheshin se shërbejnë për shkollimin dhe lojërat e fëmijve”, tha ai.

Me urdhër të Speciales, dje pati bastisje edhe në shtëpitë e ish-këshilltarit të Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img