Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi në KlanKosova ka folur për rolin e politikës dhe figurave të saj për dekada me radhë.
I njëjti vlerëson se disa nga këto figura, për përfitime personale e profesionale i kanë shkaktuar dëme vendit, teksa shton se në mesin e tyre ka pasur edhe profesionit, të cilët me ndër i kanë shërbyer qytetarëve.
“Tash, që të flasim për shqiptarët që kanë qenë pjesë e strukturave politike, duhet ta bëjmë dallime, sepse ka pas shumë raste që shqiptarët kanë qenë pjesë e politikës dhe kanë bërë përpjekje për një jetë më të mirë për qytetarët e këtij vendi. Ka pasur edhe një pjesë prej tyre të cilët kanë bashkëpunuar me ta dhe qëllimin e tyre e kanë pas karrierën e tyre politike”.
“Është një dallim mes tyre. Janë disa figura të cilat kanë dhënë një kontribut, por janë edhe disa figura të cilët i kanë bërë shumë dëm këtij vendi”, shtoi ai.