Xhevdet Qeriqi nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Dëshmitarëve, në emisioni “Pa Maskë”, që është bashkëprodhim i Gazetës Insajderi ne 24 orë Info, ka thënë se tashmë ministri Arban Abrashi i ofroi ndihmë me kushtin që të mos protestonte, shkruan Insajderi.
Qeriqi, ka treguar se Abrashi përmes një kërkesë i pati thënë se do ta ndihmojë, pasi që, sipas tij e dinte gjendjen në të cilën ndodhej.
“Atëherë ka qenë z. Abrashi. Ai është munduar përmes një krese ta bëjë një kërkesë të më ndihmojë mua sepse e dinte në çfarë gjendje jam. Ai ka thënë se do të kujdesej për mua por të heshti, mos ta organizojë protestën për veteranët”, ka treguar Qeriqi.