Një sulm tragjik që la të vrarë së paku tre persona në Deçan, ka tronditur vendin, derisa janë hapur pista hetimesh për motivin e sulmit.
Metro ka zbuluar detaje në lidhje me motivin e sulmit tragjik që u mori jetën 3 personave.
Shoferi, e dy nxënës janë 4 viktimat e raportuara deri tani.
E motivi i sulmit del të jetë problemi me linjat e autobusit.
Një burim për Metron tha se shoferi që mbeti i vdekur e kishte lejen e linjës dhe ia kishte shitur dikujt tjetër, dhe kështu kishin lindur probleme.
Deri tani autori i krimit nuk është kapur nga policia, pasi i njëjti ka ikur nga vendngjarja.