Site icon PrishtinaPress

Qeqa Krelani: Prishtina duket si skuadër pa prind

Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani ka komentuar performancën e klubit të futbollit të Prishtinës, teksa ka bërë një krahasim interesant për gjendjen aktuale të klubit.

E ftuar në Duelin Sportiv në RTV Dukagjini, Qeqa e krahasoi klubin e Prishtinës si “një skuadër pa prind”.

Sipas Qeqës, problemi kryesor i Prishtinës është që nuk e kanë mbështetjen e duhur nga aleatët apo udhëheqësit e saj.

“Prishtina më bën shumë nervoz. Sepse, ka aksionarë që bëjnë luks profesional, por kur e sheh klubin si funksionon, duket si skuadër që ka mbetur pa prind”, ka thënë fillimisht Qeqa.

Krelani ka shtuar se futbollistët e Prishtinës nuk janë paguar dhe ata kanë mbetur duke kërkuar paratë e tyre.

“Teknikisht te Prishtina futbollistët janë shumë të mirë. Problemi është që aleatin kryesor që duhen ta kenë, ata nuk e kanë. Në vend që të kërkojnë rezultate siç kërkuan në këtë ndeshje, këta ngelin duke i kërkua paret e veta. Është e vështirë që një burrë që bën sport burrash të shkojë me gjepin bosh”, ka përfunduar Qeqa.

Prishtina arriti të barazonte dje me Ballkanin, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:2.

 

Exit mobile version