0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Qenka e mundur të mos përfitohet në emër të librave”/ Pushteti fryhet me numrin e aplikantëve për tekste shkollore

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për mbulimin e kostos së teksteve për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën ka shkaktuar reagime të shumta. Në opinionin publik janë ngritur disa çështje, përfshirë edhe ajo e mënyrës se si do të realizohet mbulimi i kostos së teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit, e veçanërisht transferimi i fondeve në llogaritë bankare të prindërve që mund të jetë problematik për shumë arsye.

Sipas zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi, deri në orën 09:00 janë pranuar 51 mijë e 200 aplikime në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ky njoftim që u shpërnda edhe nga disa mbështetës të partisë në pushtet, por edhe nga sekretari për komunikim i kësaj partie, Arlind Manxhuka, të cilët duket se po e konsiderojnë sukes.

Manxhuka, e ka shpërndarë një postim të zv.ministrit të Arsimit, Taulant Kelmendit, me fjalët: “Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime.”

Ai e ka shoqëruar këtë tekst edhe me thurjet (hashtagët): “transparencë”, “tekstet shkollore” dhe “materialet shkollore”.

Si duket pasi dëgjoi disa kritika në drejtim të tij për fryrjen me numër të aplikimeve, Manxhuka e ka bërë një postim tjetër duke u shprehur: “Qenka e mundur të mos përfitohet në emër të librave të fëmijëve. Mbi 50 mijë aplikime në eKosova.”

Kjo fryrje e pushtetit u kritikua nga analist Imer Mushkolaj që u shpreh në Facebook:

“Numrin e aplikimeve për tekste shkollore, pushteti po e prezanton si sukses. A janë more normalë? Pse, çfarë zgjidhje tjetër iu kanë lënë prindërve, përveç aplikimit? Për besë marre me u krenu me këtë send.”

Kujtojmë se në platformën eKosova janë raportuar probleme teknike nga shumë e shumë qytetarë të ndryshëm që e kanë pasur të pamundur të kyçen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img