Site icon PrishtinaPress

Qeni kafshon një person në Fushë Kosovë, pronari dërgohet në stacion policor

Një person në Fushë Kosovë ka pësuar lëndime trupore, pasi është kafshuar nga qeni i një të dyshuari.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15, në rrugën “Metush Krasniqi”.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, pronari i qenit është dërguar në stacion policor.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 24.12.2022 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qenë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Prishtinapress/

Exit mobile version