Site icon PrishtinaPress

Qëndron Kastrati ngushëllon për vdekjen e pesë anëtarëve të familjes Basha nga COVID-19

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne:, ka shkruar ai.

Kastrati ka thënë se numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me coronavirus ka arritur në 31.

“Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e shëndetësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ai.

Exit mobile version