Ish-kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar miqtë, kolegët e bashkëluftëtarët e babait të tij, Isa Kastrati, për pjesëmarrje në zbulimin e shtatores së këtij të fundit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kastrati në emër të familjes falënderoi secilin që kontribuoi në konvertimin në bronz të babait të tij, Hero i Kosovës.
“Familja Kastrati falënderon secilin i cili ishte pjesë e këtij projekti për të përjetësuar në bronz figurën e babit që të jetë inspirim për luftën për liri e barazi për gjeneratat që do të vijnë”, shkroi ndër tjerash ai.
Duhet përmendur faktin se kryeministri Kurti ishte i ftuar gjithashtu, por që nuk mori pjesë, ani pse duhet thënë se ka dërguar një letër.