0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Qëndron Kastrati akuzohet se i shfrytëzoi për politikë ndeshjet e futbollit

Klubi i Futbollit Dardana në qytetin e Kamenicës ka lëshuar një komunikatë për media, në të cilën ka akuzuar kryetarin e Komunës, Qëndron Kastratin për shpërfilljen e situatës së keqe në të cilën ndodhet klubi dhe për shfrytëzimin e tij për motive politike.

Përmes një njoftimi, KF Dardana ka thënë se Kastrati, i cili sipas tyre nuk po ua hapë derën për t’u takuar, kur fitoi zgjedhjet “nuk ka lënë as ndeshje pa përcjell e as debat pa e përmend rininë e sportin”.

“Tash kur klubi ka nevojë më së shumti për ketë përkrahje me gjasë se do të kyçemi në ligen e parë, as që është e mundshme të takohemi me kreun e Komunës sonë, i cili deri në momentin që i fitoi zgjedhjet nuk ka lënë as ndeshje pa përcjell e as debat pa e cekë Rininë dhe Sportin”, thuhet në njoftimin e KF Dardanës.

Klubi ka thënë se “është për keqardhje që KF Dardana përballet me probleme infrastrukturore dhe financiare”, siç kanë thënë ata, “edhe atë në zemër të qytetit përballë udhëheqësisë së Komunës së Kamenicës”,Insajderi.

Klubi i futbollit nga Kamenica u ka bërë thirrje institucioneve lokale që t’i dalin në ndihmë klubit, ose ata kanë paralajmëruar protesta para Komunës.

“Nëse mbrenda një jave nuk ndërmerren masa në përmërsim të kësaj situate, Nuk na mbetet tjetër: Kryesia, Futbollistet dhe Tifozeria e KF.Dardana do të jetë pranë Objektit të Komunës, që të dihet fati i klubit të Qytetit!”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img