Aktorja turke, Nurgul Yesilcay, e njohur për publikun si Gylsereni e serialit “Paramparça” (“Fate të kryqëzuara”), ka udhëtuar së fundmi drejt Dubait për të marrë çmimin “Aktorja më e mirë e vitit” nga “Distinctive International Arab Festivals Awards”.
Në mediat turke dhe arabe është publikuar edhe shuma marramendëse që është paguar për qëndrimin e saj dyditor në hotel që mendohet të ketë shkuar deri në 50 mijë euro.
Vetëm një natë në hotelin ku ajo qëndroi kushton 25 mijë euro, dhe janë të përfshira të gjitha shpenzimet. Ambienti shtrihej në 1000 metra katrorë, kishte tri dhoma gjumi, një sallon dhe një shërbëtor privat.
Ndërkohë, ‘Gylsereni’ ka thënë se ka qenë hera e parë për të që ka udhëtuar në Dubai dhe se ndihet e lumtur që pëlqehet edhe në vendet arabe, të cilat e nominojnë për çmime në festivale krah aktoreve të njohura botërore. /Telegrafi/