2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Qendrën Emergjente: Nëntë të lënduar gjatë aksionit të sotëm në lagjen “Dardania”

Gjatë aksionit të Policisë për heqjen e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” ka pasur edhe të lënduar.
Në Qendrën Emergjente të QKU janë trajtuar nëntë persona, të cilët gjatë aksionit kanë marrë lëndime.
Mjeku kujdestar Avdush Bajgora ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të mirë, por për trajtim të mëtejmë janë duke u mbajtur në QKU.
Sipas tij pas trajtimit ata do të lirohen sepse kanë marrë lëndime të lehta sidomos gjatë hedhjes së gazit lotsjellës.
Aksioni i Policisë për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara ka filluar sot në mëngjes dhe kjo është bërë me vendim të Gjykatës.
Kryeshefi i Ndërmarrjes Banesore, Nexhat Kryeziu ka thënë për KosovaPress se sot janë ekzekutuar gjashtë vendime të gjykatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img