Përmes një postimi në rrjetin social, EMSC bën me dije se intensiteti i paslëkundjeve është ulur dhe se kësisoj shqiptarët mund të gjejnë paksa paqe.
“Sic pritej pas një tërmeti numri i pasgoditjeve sa vjen dhe ulet. Ende, lëkundje ndihen në zonën e prekur nga tërmeti. Por aktiviteti i pasgoditjeve nga tërmeti në Shqipëri është kufizuar. Shpresojmë që kufizimi i aktivitetit të pasgoditjeve të vijojë që miqtë tanë dhe njerëzit në Shqipëri të munden të qëndrojnë të qetë” thuhet në postimet e (EMSC).
