Site icon PrishtinaPress

Qendra për Menaxhim Kufitar publikon pritjet nëpër pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar pritjet për sëcilën pikë kufitare.
Siç bënë e ditur QKMK që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare janë të ndryshme.

Në Merdare, pritja është 20 deri 30 minuta për të hyrë në Kosovë.

Për dallim prej Merdares, te Dheu i bardhë pritja është 15 deri 20 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 15 deri 20 minuta për të dalur.

Te kufiri Muçibabë, pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalur.

Kufiri Mutivodë: Pritja për të hyrë është 3 deri 5 minuta, njësoj edhe për të dalur.

Në Jarinje poashtu pritja dhe dalja nga Kosova është 3 deri 5 minuta./Indeksonline/

Exit mobile version