KEDS ka dalë sërish me njoftim pas incidentit të zjarrit që ndodhi sot në Nënstacionin Prishtina 3 dhe për pasojë një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike.
Sipas njoftimit, ekipet e kanë të pamundur të intervenojnë pasi po bëhet vlerësimi i gjendjes nga institucionet relevante.
“Njoftojmë konsumatorët se pas zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT, që furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës, se ekipet e KEDS-it, edhe pse në gatishmëri, për momentin e kanë të pamundur për të intervenuar, meqenëse aty gjenden institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme.
Për çdo të re lidhur me këtë aksident, si dhe mundësinë e intervenimit të KEDS-it për të riparuar dhe rikthyer energjinë elektrike për konsumatorët e afektuar, do t’ju mbajmë të informuar.”