Një polic britanik është therur me thikë në Parlamentin e Britanisë së Madhe në qendër të Londrës, raporton BBC.
Lideri i House of Commons, David Lidington, ka thënë se sulmuesi i dyshuar është qëlluar me armë nga policia pas incidentit serioz, përcjell Express.
Stafi i Parlamentit është urdhëruar që të qëndrojë brenda ndërtesës.




