Site icon PrishtinaPress

Qehaja: Mosreagimi në parandalim të dhunës në shkolla, përshkallëzon situatën deri në fatalitet

Eksperti i Arsimit nga Instituti i Arsimit “EdGuard”, Rinor Qehaja ka një mendim lidhur me sigurinë e nxënësve në shkolla.

Ai ka thënë se mos reagimi i parandalimi të dhunës në shkolla, përshkallëzon situatën deri në fatalitet.

 “Mos reagimi në parandalim të dhunës në shkolla mund shumë lehtë të përshkallëzohet deri ne fatalitet. Dhuna në shkolla ka trajta të ndryshme, dhe reagimi duhet të jetë shumë individual për secilin rast – për këtë nevojitet një komunitet i përkushtuari shkollës që ka përkrahje institucionale”, theksoi Qehaja për Front Online.

Qehaja thotë se ka disa faktorë që ndikojnë që shkollat të jetë të sigurta.

Eksperti i arsimit ka dhënë një ide se si të rritët siguria e shkollave në Kosovë

“Ka disa faktorë që bëjnë një shkollë më të sigurt, dhe ka plot shkolla në vend që kanë dëshmuar që kjo është e arritshme. Mirëpo duhet të kuptojnë që problemi nuk është i kufizuar dhe as nuk zgjidhet nga një hisedarë vetëm, duhet një përfshirje konsistente dhe e strukturuar nder institucionale në të gjitha nivelet do te rriste sigurinë”, thotë Qehaja.

Exit mobile version