1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Që nga fillimi nuk ka ekzistuar asnjë provë që e lidh Naserin me këtë rast”, avokati i të dyshuarit flet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Avokati i të dyshuarit, Naser Pajaziti në një intervistë ka thënë se rasti i vrasjes së Donjeta Pajazitit nga fillimi nuk është hetuar si duhet pasi që ka qenë vetëm një pistë që është ndjekur, ajo e klientit të tij.

Sipas edhe përfundimi i procesit gjygjësor ka shkuar si duhet pasi që i dyshuari Naseri Pajaziti në fillim është shpallur i pafajshëm por me presion nga jashtë, ai shpallet fajtor.

“Që nga fillimi nuk ka ekzistuar asnjë provë, presioni publik e bëri të vetën dhe ai u dënua. Nuk ka as dëshmitarë as provë materiale që e lidhin Naserin me këtë rast”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se kanë shkuar edhe në FBI fijet e flokut të gjetura në veturën e Naserit dhe kanë dalë që nuk janë të Donjetës kurse kamerat kanë shku në Turqi dhe ka dalë që Donjeta nuk ka hipur në veturën e Naserit.

“Pretendimet që Donjeta ka hipur në veturën e Naserit kanë qenë të gabuara”, tha Tahiri.

Ai i ka quajtur të panevojshme gjithë ato procedura, gjykime e rigjykime ndaj klientit të tij.

Gjithashtu ai tregon edhe për fillimet e dyshimeve të para rreth këtij rasti.

Tahiraj tha se kryeplaku i fshatit të të ndjerës Donjetës, i cili kishte bërë deklarime të ndryshime si dëshmitarë i këtij rasti, përmes ekspertizës grafologjike te kamerave të sigurisë ishte zbuluar se kishte dërguar letra përmes një poste duke e akuzuar Naser Pajazitaj për vrasjen e saj.

Ai po ashtu tha se gjatë një përballje në një seancë gjyqësore, kryeplaku i kishte thënë nënës së Donjetës “mos hy më thellë, se del n’gjeti”.

“Emri s’më kujtohet. I njëjti ka qenë dëshmitar e kësaj çështje penale. Ai ka bërë disa deklarime të ndryshime. I njëjti është vërtetuar me ekspertizë grafologjike dhe me kamera të sigurisë në Postën e Deçanit apo të Pejës, është vërtetuar nga blerja e pullave postare, që kishte shkruar katër letra duke e akuzuar Naserin për këtë vepër. Mirëpo çuditërsisht Prokuroria e dënon këtë person vetëm për deklarim të rremë jo për ndonjë vepër, siç mund të ishte pengimi i hetimeve. I njëjti ka kaluar me 200 euro gjobë.”, deklaroi Tahiraj.

Tutje avokati Tahiraj thotë se për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj janë eleminuar të gjitha pistat e dyshimeve dhe janë drejtuar vetëm tek klienti i tij, Naser Pajazitaj.

“Ky rast është nisë mrapsht. Vetëm në drejtim të Naserit. Janë eleminuar të gjitha pistat e dyshimit. Në një proces gjyqësor gjatë marrjes së pyetjes së këtij njeriu, nga nëna e Donjeta Pajazitaj përplasen mes kryeplakun e fshatit e i thonë: Mos hi ma fell se del në gjeti.”, tha ai.

Avokati Tahiri në fund tha se rasti ka përfunduar sepse nuk ka asnjë provë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img