Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se kanë rifunksionalizuar E-Kioskun, në të cilin qytetarët mund të kenë qasje në dokumentet që u duhen.
“Nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale.
Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë” ka thënë Atiq në njoftimin e tij.
Ky E-Kiosk kishte kohë që nuk funksiononte në këtë komunë.