Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se janë njoftuar në detaje nga drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për gjendjen e sigurisë ne veri.
Qalaj shtoi se në pjesë e mbyllur të Komisionit ku nuk ishin prezentë mediat, drejtoi prezantoi një raport korrekt e të drejtë me të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar dhe që janë duke u zhvilluar në katër komunat veriore.
Kur foli për konkursi për zyrtarët policor në veri ai u shpreh i bindur se do të përsëritet për shkak se nuk kanë aplikuar numër i mjaftueshëm nga komuniteti serb.
“Në pjesë e parë ishit edhe ju ku drejtori raportoi për punën e Policisë gjatë vitit të kaluar dhe përgjatë kësaj periudhe kohore deri më sot. Në takimin e mbyllur u diskutua çështja e operacionit në veri dhe ndikimi i këtij operacioni në punët e Policisë dhe mendoj që drejtori dha një raport korrekt e të drejtë me të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar dhe që janë duke u zhvilluar në katër komunat veriore”.
“Çështja e konkursit në veri është obligative për shkak të dorëheqjes së zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga komunitetit serb, është e vetmja mënyrë që të mbushen vendet vakante. Nuk i di shifrat konkrete nuk i kam, mirëpo mendojë që është një numër i vogël i komunitetit serb. Ka interesim të madh të komuniteteve tjera që jetojnë në atë pjesë. Është sfidë se realisht se Policia, puna kryhet por jo sikurse që ishte dashur të kryhet, nuk ka mundësi tjetër. Polica nëse ka nevojë do të hap konkurs tjetër, jam i sigurt që do të ketë konkurs tjetër”./Ekonomiaonline